Me dekret të presidentit të republikës, 14 maji i vitit 2023 u caktua zyrtarisht dita e zhvillimit të zgjedhjeve vendore. Pas konsultimeve disa ditore me partitë politike, kreu i shtetit, Bajram Begaj firmosi zyrtarisht dekretin e datës së zgjedhjeve lokale, të cilat do të shndërrohen në treguesin kryesor të balancave politike në vend.