Takimin e parë gjatë vizitës që po zhvillon në Tiranë presidenti izraelit Isaac Herzog e pati me presidentin Bajram Begaj, ku u prit me ceremoni zyrtare. Bashkëpunimi dypalësh, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosova, situata në Lindjen e Mesme dhe çështjet e sigurisë kibernetike ishin në fokus të bisedës kokë më kokë të zhvilluar mes dy krerëve të shteteve.