Sesionin parlamentar, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e celi me një fjalim të gjatë, në të cilin I referohej Jeruzalemit si “qyteti ynë”, një përkufizim ky që u raportua me shpejtësi nga mediat izraelite. Erdoğan iu referua sundimit të Perandorisë Osmane mbi Jeruzalemin, i cili zgjati katër shekuj, nga 1517 deri në 1917, për të justifikuar pretendimin e tij.