Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e përshkroi një ditë më parë si sukses për vendin e vet marrëveshjen e firmosur në Washington, duke renditur aty të mirat që do të kishte sipas tij Serbia. Por pamjet filmike të shkëputura nga momenti kur presidenti Donald Trump njoftoi zhvendosjen e ambasadës serbe në Jeruzalem, tregojnë qartë befasinë e kreut të shtetit serb, sjellja e të cilit është ajo e një njeriu të gjendur papritur para faktit të kryer. Sapo Trump bën deklaratën e fortë duke theksuar se kjo është pikë e paktit, Vuçiç rrotullon sytë, pastaj nis të shfletojë marrëveshjen që ka përpara sikur kërkon të verifikojë diçka dhe në fund, vë kalon dorë mbi flokë, qartazi i sikletosur.