Samiti mes Ukrainës dhe Bashkimit Europian nuk do të mbahet në Bruksel, por në Kiev më datë 3 shkurt. Lajmi u konfirmu nga zyra e presidencës ukrainase, që përmes një deklarate dha edhe detaje të bisedës mes presidentit Volodyrm Zelensky dhe Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Në deklaratën e komunikuar nga zyra e shtypit, thuhet se samiti do të mbahet më datë 3 shkurt në kryeqytetin ukrainas.