Në Komisionin e Parlamentit Evropian për politikë të jashtme është zhvilluar të enjten, debati për draftin e raporteve për Kosovën dhe Serbinë. Për përmbajtjen e këtij raporti ka folur Viola von Cramon, raportuese për Kosovën. Disa prej folësve në debat kanë shprehur mirënjohje për shpejtësinë, me të cilën Kosova kishte mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe kishte dënuar agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës.