Komisioni Europian prezantoi nismën ‘BE SH.P.K’, propozimin për lehtësimin e burokracive për regjistrimin e korporatave dhe bizneseve ndërkombëtare, propozim që praktikisht krijon një shtet anëtar virtual në union. Qëllimi është lehtësimi i burokracive për korporatat dhe start up-et duke çliruar potancialin e tregut të përbashkët prej 450 milionë banorësh, aktualisht i fragmentarizuar në 27 pjesë, sipas legjislacioneve të 27 vendeve anëtare të unionit. Thelbi i propozimit është krijimi i një kuadri ligjor të unifikuar për kompanitë. Projekti parashikon regjistrim të bizneseve jo më vonë se 48 orë nga aplikimi dhe nivel aksionesh në kapitalin e tyre jo më pak se 100 euro.