Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të përparojnë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, pasi e ardhmja për anëtarësim në BE varet nga rezultatet e dialogut. Në një prononcim për media, Rutte, u shpreh i kënaqur me përpjekjet e Gjermanisë për të afruar vendet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, siç ishte takimi në kuadër të Procesit të Berlinit.