BE ka ashpërsuar sanksionet kundër Rusisë, duke dënuar jo vetëm Moskën por edhe shtetet që e ndihmojnë me armë në luftën e saj kundër Ukrainës. Kjo është paketa e parë e sanksioneve e miratuar nën Presidencën suedeze të Këshillit të Bashkimit Europian. Sanksionet e reja përfshijnë masa të tilla si kufizimet e zgjeruara të eksportit për produktet teknologjike dhe industriale jetike për ekonominë dhe kapacitetet ushtarake të Rusisë. Kufizimet janë zgjeruar për të përfshirë komponentë që mund të përdoren në sistemet e armëve ruse. Sanksionet tani janë të drejtuara jo vetëm ndaj Rusisë, por edhe ndaj Iranit. Për të parandaluar që këto produkte të arrijnë në Rusi, kufizimet e eksportit janë zgjeruar për të mbuluar entitetet brenda Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike iraniane që po shpërndajnë robotë të përdorur në sulmet kundër infrastrukturës civile në Ukrainë.