Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian ranë dakord të enjten që blloku të riangazhohet për të negociuar anëtarësimin e Turqisë, por vendosën disa kushte. Turqia ka qenë një kandidat zyrtar për t'u anëtarësuar në BE për 24 vjet, por bisedimet e pranimit kanë ngecur që nga viti 2016 për shqetësimet e bllokut për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe respektimin e shtetit të së drejtës.