Top News – BE publikon ‘listën e zezë’ të tarifave/ Avionët, makinat e pijet amerikane në shënjestër
15/07/2025 12:35

Avionët, makineritë, automjetet, kimikatet dhe pajisjet mjekësore janë artikujt kryesorë në listën e fundit të mallrave amerikane mbi të cilat Komisioni Evropian ka propozuar të vendosë tarifa nëse bisedimet me Uashingtonin nuk sjellin një marrëveshje për tregtinë. Paketa është e dyta e paraqitur nga Komisioni Evropian, i cili mbikëqyr politikën tregtare për Bashkimin Evropian me 27 vende anëtare. Ajo është hartuar për t'iu përgjigjur tarifave të SHBA-së për makinat dhe pjesët e makinave dhe një tarife bazë që aktualisht është 10%. Megjithatë, Presidenti amerikan Donald Trump tani po kërcënon me një tarifë bazë prej 30 për qindësh importet nga BE-ja nga 1 gushti, një nivel që zyrtarët evropianë e quajnë të papranueshëm dhe do t'i jepte fund tregtisë normale mes dy prej tregjeve më të mëdha në botë. Lista, që i është dërguar shteteve anëtare të BE-së dhe është parë nga agjencia e lajmeve Reuters të martën, mbulon importet e mallrave amerikane me vlerë 72 miliardë euro. Gjithashtu ajo përfshin pajisje elektrike dhe precize, si dhe produkte bujqësore dhe ushqimore; një gamë frutash dhe perimesh, së bashku me verën, birrën dhe pijet alkoolike, në një vlerë totale prej 6.35 miliardë eurosh. Një paketë e parë me vlerë 21 miliardë euro u miratua në prill, por më pas u pezullua menjëherë për të lënë hapësirë për negociata. Ky pezullim është zgjatur deri më 6 gusht. Zyrtarët e BE-së thanë të hënën se ata ende po kërkojnë të arrijnë një marrëveshje për të shmangur goditjen e rëndë tarifore të Trumpit, por shefi i tregtisë së BE-së Maros Sefcovic tha se shtetet anëtare kishin rënë dakord që blloku do të duhej të merrte kundërmasa nëse bisedimet me SHBA-në dështojnë.

Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04