Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Der Standard u ndal tek situata e tensionuar gjeopolitike, mbajtja pezull e marrëveshjes dhe zgjedhjet në veri të Kosovës. Për garën elektorale në komunat me shumicë serve, Kurti theksoi se është në pritje të peticionit dhe kërkesën e 20 për qind të qytetarëve me të drejtë vote, sikurse e kërkon ligji për vetëqeverisjen lokale. Në vlerësimin e Kurtit, Beogradi nuk është i interesuar për pjesëmarrjen demokratike të serbëve në Kosovë por për kompensim territorial.