Ministrat e Jashtëm të BE-së ranë dakord të rrisin gjatë vitit 2024 mbështetjen e Bashkimit Evropian për forcat e armatosura ukrainase me 5 miliardë euro. Kjo do të bëhet në kuadrin e Instrumentit Evropian të Paqes (EPF) për ndihmë ushtarake për Ukrainën. Këshilli Evropian njoftoi në një deklaratë se për këtë qëllim ka krijuar brenda EPF-së një Fond të posaçëm Asistence për Ukrainën (UAF). Fondi i sapokrijuar do t'i mundësojë BE-së t'i mbështesë më tej nevojat në zhvillim të ushtrisë ukrainase përmes ofrimit të pajisjeve ushtarake vdekjeprurëse dhe jo-vdekjeprurëse si dhe trajnimeve e stërvitjeve.