Danimarka ka mbështetur zyrtarisht krijimin e fondit të mbështetjes ushtarake të Ukrainës, në shumën totale prej 20 miliardë eurosh, për katër vitet e ardhshme. Kësahtu deklaroi ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen, teksa nisma për krijimin e fondit është bërë në kuadër të të ashtuquajturit Faciliteti Europian i Paqes. Sugjerimi për krijimin e një fondi për të rimbursuar shpenzimet e vendeve anëtare për mbështetjen ushtarake për Ukrainën erdhi nga kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.