Top News – BE për Vjosa Osmanin/ Tani të shohim rezultatet, presim reforma
05/04/2021 18:04

Pas entuziasmit, tani priten rezultatet; Bashkimi Europian e bëri të qartë se nga presidentja e re e Kosovës, Vjosa Osmani do të kërkohet të shihen rezultate në reforma dhe angazhim në dialogun me Serbinë. "BE pret që të punojë ngushtë me Presidenten Osmani dhe me institucioniet e porsakonsoliduara të Kosovës. Kosova tani duhet të rinisë reformat e lidhura me BE dhe në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, thuhet në urimin e Zyrës së bllokut europian në Prishtinë. Edhe Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, e uroi zgjedhjen e Presidentes Osmani, duke theksuar qartë se "vazhdimi i dialogut me Beogradin është thelbësor”. "BE pret të punojë me Presidenten, qeverinë e re dhe parlamentin për të çuar përpara agjendën evropiane dhe reformat e lidhura me BE, në interes të qytetarëve të Kosovës. Vazhdimi i dialogut me Beogradin është thelbësor”, shkroi në Tëitter Varhelyi. Në urimin e tij, sakaq, ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde, u shpreh se Gjermania do të vazhdojë të jetë "mike dhe partnere e ngushtë për Kosovën”. Ai u shpreh se pret "që të punojë nga afër me ju për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve gjermano-kosovare”. Zgjedhja e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, u mundësua nga partia opozitare Lidhja Demokratike të Kosovës, parti në të cilën deri në qershorin e vitit 2020 Osmani ishte zyrtare e lartë. Madje në zgjedhjet e vitit 2019 LDK-ja e paraqiti zonjën Osmani si kandidate për postin e kryeministres. Kryetari i ri i LDK-së Lumir Abdixhiku, që duket i afërt më zonjën Osmani dhe që i krijoi asaj kuorumin që të zgjidhet Presidente tha se "Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zgjedhur konstruktivitetin si mjet të vetëm demokratik; duke vënë sërish një standard të ri politik në vend. Kurti vetë është i ndërgjegjshëm për punët e mëdha që që presin, duke nisur me pandeminë që ka gjunjëzuar mbarë botën. Sfidat janë të shumta, u shpreh ai, por gjithsesi bashkë do t`ia dalim.

Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58