“Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa normalizimin e raporteve të saj me Kosovën”, ka qenë kjo deklarata e zedhënësit i BE-së Peter Stano. Ai tha se Marrëveshja e Ohrit e bën shumë të qartë, se nëse nuk do të ketë progres në normalizim të marrëdhënieve, nuk do të ketë progres në negociatat e anëtarësimit. Deklarata e Stanos, vjen pas asaj të ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, se njohja formale e Kosovës nuk do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në BE.