‘Ndihem optimist për pak përparim të arritur në disa çështje me rëndësi’, është shprehur kështu I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, disa ditë pas takimit në Bruksel mes kryenegociatorëve të Serbisë e Kosovës. Lajçak shkroi në FaceBook, se në javët në vijim do të nisë puna për çështjet e arritura. Sakaq, nënvizoi se gjatë takimit trilateral nuk u arrit ndonjë rezultat për rrugën drejt zbatimit të Marrëveshjes së viti 2023.