Një drejtësi e besueshme dhe e pavarur, ndikon në përshpejtimin e rrugës europiane të Shqipërisë. Ky ishte thelbi I qëndrimit të ambasadorit të Be në Shqipëri, Silvio Gonzato, në takimin me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani. Në një postim në rrjetet sociale të delegacionit të Be në Shqipëris theksohet: TABELË “Një sistem drejtësie i besueshëm dhe i pavarur mbetet thelbësor për të forcuar besimin e qytetarëve dhe për të përshpejtuar 🇱rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Ambasadori i BE-së Gonzato u takua me znj. Mirela Bogdani, Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të diskutuar punën e ardhshme dhe arritjet kryesore, duke përfshirë përzgjedhjen dhe emërimin e Kryetarit të ri të SPAK-ut.” Ambasada bën me dije se për këtë do të ndjekë me vëmendje zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, teksa thekson se BE do të vijojë mbështetjen ndaj kësaj strukture.