Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është një proces I vazhdueshëm që zhvillohet çdo ditë për të përmirësuar jetën e njerëzve, dhe nuk mund të arrihet vetëm nga një takim I vetëm, është shprehur kështu Peter Sorensen emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, gjatë një interviste për Agenzia Nova të Italisë. Diplomati është shprehur se që nga marrja e detyrës ka mbajtur mbi 60 takime zyrtare në rajon dhe ka qenë organizator i dy raundeve të takimeve të kryenegociatorëve në Bruksel.