Bashkimi Europian ka mbajtur sërish qëndrim kundër vendimit të Bankës Qëndrore të Kosovës për të mos lejuar kryerjen e veprimeve me kesh me asnjë momedhë tjetër përveç Euros. Në një konferencë për shtyp në Bruksel, zëdhënësi i BE-së e ka cilësuar vendimin e Kosovës si të njëanshëm dhe të pakonsultur me partnerët ndërkombëtarë, të cilët po udhëheqin procesin e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.