Në një konferncë për shtyp të mbajtur këtë të hënë, zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano ka akuzuar Serbinë dhe Kosovën se nuk po punojnë mjaftueshëm për të zbatuar marrëveshjet e arritura të tryezat e bisedimeve gjatë vitit 2023. Stano theksoi se dtë dy palët merren me shumë me deklarata publike, sesa me hapa konkretë për dialogun dhe për zbatimin e marrëveshjeve.