Udhëheqësit e shteteve të Bashkimit Evropian do të takohen në një samit në Bruksel nga 17 tetori deri më 18 tetor, ku pritet të flitet për migracionin. Sipas DailyMail, samiti vjen pasi Italia hapi dy qendra azili në Shqipëri, pjesë e marrëveshjes mes dy vendeve që synon frenimin e migracionit të parregullt në BE.