Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti në kryesinë e kuvendit ambasadorin e Bashkimit Europian, Silvio Gonzato. Biseda u përqëndrua tek roli i Parlamentit në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në unionin europian. Në deklaratën e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, theksohet angazhimin në disa komisione parlamentare, mes të cilave edhe ai i antikorrupsionit dhe luftës ndaj dezinformimit, që nuk janë përqafuar nga opozita.