Top News – BE I `vë veton`/ Në Kosovë, presim proces zgjedhor transparent
12/02/2021 18:59

Bashkimi Europian pret që zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë të organizohen në mënyrë të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe në mjediset ku kandidojnë pjesëtarët e komunitetit serb. Këtë porosi BE e ka dhënë duke u përgjigjur në pyetjet rreth vërejtjeve të mëhershme se në mesin e serbëve të Kosovës në të kaluarën ka pasur presion dhe frikësime të kandidatëve dhe mbështetësve, të cilët nuk ishin nga Lista Sërpska, të cilën e mbështet Qeveria e Serbisë. “Opozita dinamike dhe një garë elektorale janë pjesë e demokracisë pluraliste”, është përgjigjur një zëdhënës i Komisionit Europian. KE edhe në Raportin e Progresit të miratuar vitin e kaluar, kishte konstatuar se zgjedhjet në Kosovë ishin zhvilluar në përgjithësi në mënyrë të duhur me garë konstruktive, përpos në ato pjesw tw vendit ku garonin serbw të Kosovës. Kwtu, sipas raportit të Komisionit Evropian, ka pasur presione dhe frikësime të atyre që kandidonin kundër Listës Sërpska apo mbështetësve të tyre. Në pyetjen se çfarë ka bërë Bashkimi Europian për të siguruar që edhe në pjesët e banuara me serbë në Kosovë të mos përsëriten problemet që janë parë në të kaluarën, Komisioni Europian thote se “BE-ja rregullisht diskuton me të gjitha çështjet përkatëse, përfshirë edhe kur është fjala për zgjedhjet me bashkëbiseduesit relevantë, dhe nënvizon nevojën për të implementuar rekomandimet e misionit vëzhgues të BE-së”. Nga Brukseli është paralajmëruar se përfaqësuesi i Bashkimit Europian, së bashku me akterë tjerë ndërkombëtarë, do të jenë të pranishëm në ditën e zgjedhjeve në një numër vendvotimesh në Kosovë për të ndjekur procesin zgjedhor.

Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08