Bashkimi Europian i ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të mos pengojnë punën e gazetarëve dhe të hetojnë të gjitha rastet e abuzimit dhe keqpërdorimit me të dhënat personale të tyre. “Liria e mediave është një gur themel në një shoqëri demokratike dhe e drejtë themelore në BE. Prandaj është edhe element kryesor në procesin e integrimit të Serbisë në BE”, thuhet në reagimin e Bashkimit Europian.