Bashkimi Evropian dënoi dhunën në Zveçan “në termat më të fuqishëm të mundshëm”. Një ditë më herët atje, grupe protestuesish serbë, që kundërshtonin instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë, u përleshën me forcat paqeruajtëse të KFOR-it. Së paku 25 ushtarë u plagosën, ashtu si edhe dhjetëra protestues.