Bashkimi Evropian i ka tërhequr vërejtjen Serbisë, se po shkel detyrimet që dalin nga Neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit, duke kundërshtuar në parim anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. Reagimi sipas mediave në Kosovë, ka mbërritur pasi ministri Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit të mbajtur javën e kaluar në Marok, deklaroi se Kosova “nuk ka gjasa të anëtarësohet” dhe se për Serbinë “prioritet mbetet parandalimi i anëtarësimit të Kosovës”. Neni 4 i marrëveshjes së arritur në Ohër në vitin 2023 parashikon që Serbia nuk do ta pengojë Kosovën në përpjekjet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.