Serbia është vendi i Ballkanit që përfiton më së shumti nga ndihma e BE, ndonëse qëndrimi i saj vijon të jetë kundër kur vjen puna tek partneriteti dhe sanksionet ndaj Rusisë. Së fundmi Komisioni Europian i akordoi Serbisë 51.7 milionë euro si kredi e butë, që vjen në kuadër të fazës së parë të financimit të parashikuar nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Kjo shumë e përfituar përbën vetëm 7 përqind nga ajo që parashikohet të përfitojë serbia nga ky plan.