Shqipëria do të përfitojë rreth 600 milionë euro mbështetje financiare nga Bashkimi Europian, fill pas miratimit në Kuvend të marrëveshjes për fonde nga Instumenti i Asistencës së Para-anëtarësimit. Delegacioni i unionit europian në Tiranë, përshëndeti vendimin, duke garantuar një mbështetje të plotë ndaj Shqipërisë për shtatë vitet e ardhshme.