Bashkimi Europian ka nisur të hapë dyert për vendet kandidate në institucionet që deri më sot konsideroheshin ekskluzive për vendet që janë pjesë e unionit. Hapi i parë është hedhur nga Komiteti Ekonomik dhe Social i BE-së. Anëtarët e rinj të këtij Komiteti u emëruan këtë të enjte dhe pjesë për herë të parë janë edhe përfaqësues nga vendet kandidate, të Ballkanit Perëndimor. Në ceremoninë me rastin e kësaj nisme mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij malazez, Millojko Spajiç.