Top News – BE hap dyert për amerikanët/ Të mirëpritur nëse janë vaksinuar plotësisht
26/04/2021 15:10

Amerikanët do të mund të udhëtojnë këtë verë në Bashkimin Evropian – nëse janë të vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i ka thënë të përditshmes amerikane Neë York Times se një gjë e tillë duhet të jetë e mundshme, pasi të dyja palët kanë miratuar vaksinat e njëjta. Si SHBA-ja, ashtu edhe Bashkimi Evropian kanë miratuar vaksinat e kompanive Moderna, Pfizer-BioNTech dhe Johnson & Johnson. Megjithatë, shefja e BE-së nuk ka dhënë kohë të saktë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë, duke thënë se gjithçka varet nga “situata epidemiologjike”. Vendet e BE-së kanë kufizuar udhëtimin jo të domosdoshëm me SHBA-në, për më shumë se një vit. Blloku evropian ka ashpërsuar rregullat për vizitorë të huaj nga muaji janar – ndonëse secili vend mund të marrë vendimet vetë. Greqia, shembull, ka thënë se amerikanët me test negativ për koronavirus, mund të hyjnë në këtë shtet. Autoritetet amerikane kanë këshilluar popullatën e vet që të shmangë udhëtimet në 80 për qind të vendeve të botës, për shkak të pandemisë. Programet e vaksinimit janë duke u zhvilluar me shpejtësi në SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar. Bashkimi Evropian ka thënë se synon të vaksinojë 70 për qind të të rriturve me të paktën një dozë, deri para verës. Shtetet e Bashkuara, ndërkaq, kanë thënë se 70 për qind e të rriturve duhet të vaksinohen deri në mesin e muajit qershor. Mbretëria e Bashkuar tashmë ka vaksinuar 65 për qind të popullsisë me të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Top Channel/ U kap me mbi 1 kg kanabis në formë gjelatine, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë
20/12 09:41
Top News – Shabani, Avokat i Popullit. Merr detyrën, Erinda Ballanca ikën pas 8 vitesh
19/12 21:45
Top News – Dy aksidente, tre të plagosur. Fier e Lezhë, katër mjete përplasen në rrugë
19/12 20:00
Top Channel/ 23 vite “Fiks Fare”/ Investigime dhe transparencë, zëri që sfidon padrejtësitë
19/12 19:57
Top Channel/ Spak i komunikon mbylljen e hetimeve, Benet Beci zyrtarisht i pandehur
19/12 19:42
Top Channel/ 16 mijë faqe akuza Ballukut/ Shtyhet vendimin për imunitetin, USB merret nga deputetët
19/12 19:40
Top Channel/ Benzi përplaset me Zetorin në aksin Fier-Berat, lëndohet drejtuesi i mjetit bujqësor
19/12 18:41
Top News – ‘Do apo nuk do e majta’. Meloni: Ujdia me Shqipërinë do të funksionojë!
19/12 18:27
Top News – Benet Beci në SPAK. 2 orë për dosjen me akuzat për tenderin e KESH
19/12 18:14
Top News- Gati të rihapet TikTok, Rama e konfirmon për Politico, zbulon detaje
19/12 17:14
Top News- Kryen tre vjedhje brenda javës/ Arrestohen autorët, dalin pamjet e kamerave të sigurisë
19/12 17:12
Top Channel/ Pas dy orësh në Spak, Benet Beci del nga Prokuroria e Posaçme
19/12 17:11
Top News- Balluku, shtyhet mbledhja/ Debate në këshillin e mandateve, SPAK tregon provat
19/12 16:19
Top News- Kakavija e bllokuar për disa orë, fermerët grekë përshkallëzojnë protestat
19/12 16:12
Top News – Ceremonia e diplomimit në KPGJT. Investim në arsimin profesional e të ardhmen e të rinjve
19/12 15:38
Top News- “Syri magjik” monitorim çdo lëvizjeje, vrasësit nuk shpëtojnë, qytetet me kamera
19/12 15:37
Top Channel/ Sot mori detyrën në krye të SPAK, Klodian Braho e nis me Ballukun, mbron në Kuvend…
19/12 15:27
Top Channel/ Tritol në makinë/ Tiranë, po hetohen të gjitha lidhjet e pronarit të mjetit
19/12 15:22
Top Channel/ Rama: Do të hapim Tik Tok. Ndalimi nuk zgjat. Kemi bërë partneritet me platformën
19/12 15:13
Top Channel/ Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK
19/12 15:12
DIGITALB DIGITALB