Bashkimi Europian ka gjobitur platformën X, dikur e njohur si Tëitter, me 120 milionë euro për shkelje të ligjit europian mbi shërbimet digjitale. Reagimi nga Shtëpia e Bardhë ishte i ashpër. Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio, e konsideroi këtë si “një sulm ndaj të gjitha platformave teknologjike amerikane dhe ndaj popullit amerikan nga qeveri të huaja”.