Bashkimi Europian nuk është i kënaqur me hapat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për shtensionimin e situatës në veri të vendit. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se vetëm reduktimi me 25 për qind i pranisë së Policisë së Kosovës në veri nuk mjafton, por duhen hapa të tjerë, përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe.