Bashkimi Evropian ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, është shprehur për mediat se nevojiten hapa konkretë dhe jo vetëm deklarata. Diplomati europian, ripërsërit se si Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë të gjitha obligimet e tyre të dialogut pa ndonjë vonesë të mëtejshme apo vendosjen e parakushteve të reja në mënyrë që të bëjnë përparim në rrugën e tyre përkatëse evropiane.