Shtetet anëtare te BE-se kane dëbuar deri tani 400 spiunë rusë nga territori europian, duke demtuar rrjetin e gjerë të spiunëve ndërkombëtarë të Moskës. Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson tha në një fjalim në Athinë se Rusia nuk po heq dorë nga përpjekjet e saj për të spiunuar fqinjët e saj evropianë",. "Ne do të vazhdojmë të mirëpresim disidentët, gazetarët e pavarur dhe refugjatët që largohen nga regjimi i Putinit, por do të rrisim vigjilencën tonë në kufij. Ata dolën nga dera e përparme, por ne nuk duhet t'i lëmë të hyjnë nga dera e pasme."