Pas rreth 15 orësh dikutime në Parlamentin Europian, BE arriti të gjejë gjuhën e përbashkët për inteligjencën artificiale, edhe pse vetëm një marrëveshje e përkohshme. Mësohet se me marrëveshjen politike, BE-ja lëviz drejt shndërrimit në fuqinë e parë të madhe botërore që miraton ligjet që rregullojnë AI. Vendet e BE dhe anëtarët e Parlamentit Europian vendosën që të përcaktojnë detajet në ditët në vijim, të cilat mund të ndryshojnë formën e legjislacionit përfundimtar.