“Qeveria e Kosovës duhet të hedhë hapa shtesë për uljen e tensioneve në komunat veriore të banuara me shumicë serbe”, kështu është shprehur sërish Bashkimi Europian. Gjithashtu BE tha se blloku është i gatshëm të vendosë masa ndëshkuese edhe ndaj Serbisë nëse ajo nuk ndërmerr veprime në këtë drejtim.