Banka Evropiane e Investimeve do t’i akordojë Serbisë një kredi prej 150 milionë eurosh për rindërtimin dhe modernizimin e rreth 540 kilometrave rrugë lokale dhe kombëtare. Projekti synon rritjen e sigurisë rrugore, përmirësimin e rezistencës ndaj ndryshimeve klimatike dhe uljen e ndikimit mjedisor, duke shkurtuar njëkohësisht kohën e udhëtimit. Përmes këtij investimi, pritet që rrjeti rrugor i Serbisë do t’i afrohet më shumë standardeve të Bashkimit Evropian, duke lehtësuar lëvizjen e pasagjerëve dhe mallrave, si dhe nxitur rritjen e qëndrueshme ekonomike.