Pronat e bazave ushtarake dhe abuzimet me to, përplasën pozitën dhe opozitën në foltoren e Kuvendit. Një interpelancë me ministrin e mbrojtjes, Niko Peleshi u kërkua nga deputeti Ferdinant Xhaferraj. Ky i fundit, pretendonte se pronat e bazave ushtarake po jepen me koncesion për projekte turistike, duke abuzuar kështu me ligjin ‘për investitorët stretegjikë’. Një ligj ky mjaft i kontestuar, e për të cilin firmat e 35 deputetëve opozitarë, kërkojnë ngritjen e një komisioni parlamentar.