Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka patur të martën një takim me komandatin e KFOR-it, Ferenc Kajari. Ambasadori thotë se baza ushtarake në Bondsteel është dëshmi e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për stabilitet rajonal. Sipas Hovenierit, SHBA-ja ofron mbështetje të palëkundur dhe të vazhdueshme për KFOR-in. “Kontributi i trupave amerikane në Bondsteel, si një ndër më të mëdhenjtë mes aleatësh, është dëshmi e përkushtimit tonë për rolin e domosdoshëm të KFOR-it për të siguruar stabilitet rajonal”, ka thënë ai në Tëitter.