Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kundërshtuar aksionet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe EULEX-it të cilët kanë bastisur disa lokacione në Kosovë. Në shenjë proteste ata kanë gjuajtur telefonat në oborrin e EULEX-it në Fushë Kosovë. Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, tha se Zyra e prokurorisë së speciale dhe EULEX janë duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve dhe dëshmoreve duke dërguar pa paralajmërim njerëz me maska nëpër banesa.