Policia e shtetit finalizoi dy operacione kundër goditjes së organizimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit, një në Kurbin dhe tjetrin në Kavajë. Në Kurbin u finalizua faza e tretë e operacionit policor të koduar "Basti i fundit", ku në ambientet e një lokali , i cili ishte jashtë fuiksioni, nnë katin e parë të një pallati në lagjen Drita, organizoheshin lojëra fati me kompjutera, në kundërshtim me ligjin.