Seanca plenare e cila zgjati më pak se gjysmë ore, është shoqëruar sërish me kaos dhe tension nga depuetët mbështetës të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit. Edhe pse një numër i madh i deputetëve të opozitës janë të përjashtuar, deputetët Ina Zhpa, Lefter Gështenja, dhe Edi Paloka kanë tentuar të bllokojnë punimet e Kuvendit, me zhurmues. Madje Paloka pasi ka mbajtur fjalën e tij në foltore, ka djegur edhe rregulloren e Kuvendit.