Ish -kreu i Shoqatës së Basteve, Artan Shyrti, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë për rikthimin e basteve, por tashmë online, tha se ligji ka problematika e shtoi se me këtë ligj lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri. Sipas tij, nëse nuk rikthehen kompanitë shqiptare që kanë ekzistuar më herët, kjo do bëjë që nisma të dështojë.