Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarin lidhur me vrasjen e rëndë më 10 gusht në lagjen “Tusus”. Sipas njoftimit zyrtar, pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe analizës së provave, gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë bazat ligjore për caktimin e paraburgimit.