Rikthimi i lojërave të fatit u prit me debat në komisionin e ekonomisë. Zëvendësminsitrja e Financave, Vasiliska Vjero shpjegoi se projektligji parashikon që lojërat e fatit të kthehen online përmes platformave elektronike dhe jo fizikisht. Deputeti socialist, Erion Braçe propozoi që bastet sportive të menaxhohen nga shtetit dhe të mos jetë sërish në duart e privatit.