Ylli amerikan i basketbollit, Brittney Griner u rikthye në gjykatën ruse të martën mes përpjekjeve diplomatike të SHBA-së për të siguruar lirimin e saj. Ajo akuzohet për posedim të kanabisit. Gjatë seancës, prokurorët thirrën një ekspert shtetëror të narkotikëve, i cili analizoi kanabisin e gjetur në bagazhin e Grinerit. Mbrojtja e saj paraqiti një specialist i cili kundërshtoi analizën, duke akuzuar se ishte me të meta dhe nuk përputhej me rregullat zyrtare.Griner u arrestua në shkurt në aeroportin Sheremetyevo të Moskës. Sipas policisë ajo po transportonte cigare elektrike me vaj kanabisi.