Kryeministri Edi Rama vijon turin e tij elektoral në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit, teksa stacioni i parë i të shtunës, ishte qyteti i Gjirokastrës. Nga by pass-i i sapo ndërtuar i Gjirokastrës, kryeministri solli në vëmendje punët e mira që janë bërë për këtë qytet, teksa kërkoi mbështetjen për një tjetër mandate, për kryetarin aktual të bashkisë, Flamur Golemi.