Bashkitë kërkojnë rritje të fondeve për vitin e ardhshëm, pasi kanë vështirësi në shlyerjen e boxheve të mbartura nga ish komunat, realizimin e investimeve në zonat rurale dhe përballimin e emergjencave civile. Për vitin e ardhshëm, janë lënë një për qind e prodhimit të brendshëm bruto për transfertat e pakushtëzuara për bashkitë, por përfaqësuesit e pushtetit vendor në komisionin e ekonomisë e shohin këtë buxhet të pamjaftueshëm.