Mes vendimeve të Kryesisë së Partisë Demokratike, ishte hartimi dhe propozimi i një draft-rezolute drejtuar Këshillit Kombëtar, për bashkimin e demokratëve, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i dha vulën Berishës. Top News ka siguruar dokumentin e hartuar nga Kryesia që do t’i paraqitet Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, një nga organet më të larta drejtuese të kësaj force politike, për bashkimin e demokratëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas këtij drafti, që pritet të miratohet të premten në mbledhjen e orës 18:00 të Këshillit Kombëtar, thuhet se Shqipëria duhet t’i rikthehet vlerave europiane.